Flash News

E-TJERA

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, një motomjet është përplasur me një automjet duke shkaktuar lëndime trupore për 24-vjeçarin që drejtonte motomjetin.

Më datë 22.02.2024, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. G., 56 vjeç. Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit