Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari që përplasi për vdekje këmbësorin

 

Aksidenti tragjik në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari që
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Levan-Vlorë", ku një automjet përplasi fatalisht një 49-vjeçar.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin B. S., banues në Vlorë, si autorin e aksidentit që i mori jetën E. G., 49 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende po hetohen nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia bën thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor për të shmangur tragjedi të ngjashme.

Të fundit