Flash News

E-TJERA

Arrestohen 4 persona në Tiranë

Arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi një 41-vjeçar për vjedhje, apo përndjekje.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan në afërsi të Zogut të Zi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i tre vjedhjeve të tjera, të kryera në vende të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin O. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 27 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4, është paraqitur një 40-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se djali i saj 15 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit