Flash News

E-TJERA

Mitsotakis vihet në dijeni për arrestimin e Belerit, Dendias telefonon Ramën

Mitsotakis vihet në dijeni për arrestimin e Belerit, Dendias telefonon

Arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, është bërë kryefjala e mediave greke. Portali “Protothema” bën me dije se për këtë arrestim është vënë në dijeni dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Media greke raporton se Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në lidhje me arrestimin e Belerit dhe te dy personave të tjerë. Ndërkohë më herët, Dendias kishte vënë në dijeni për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sakaq, ambasadorja greke Kostantina Kamitsi ka shkuar në ministrinë e Jashtme shqiptare, ku kishte kërkuar takim me ministren Olta Xhaçka, por është pritur nga një prej drejtorëve në këtë institucion.

Ajo ka qëndruar për disa minuta në ministri dhe ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

 

Të fundit