Flash News

E-TJERA

Cilat janë pesë kompanitë që do ndërtojnë me koncesion portin e ri të Vlorës

Cilat janë pesë kompanitë që do ndërtojnë me

Qeveria njoftoi sot dhënien me koncesion të Triportit të Vlorës, financimi i të cilit do të paguhet nga arka e shtetit shqiptar kur projekti të ketë përfunduar.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në komunikimin e ministrave për mediat në lidhje me vendimet e miratuara nga qeveria.

“Miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës do të jetë porti më i ri modern. Porti do të jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit”, tha Balluku.

Por, kush janë pesë kompanitë, të cilave qeveria vendosi tua japë me koncesion Portin e ri të Vlorës.

AGBES CONTRUCION është një kompani e themeluar në vitin 2003 dhe është regjistruar në emër të ortekëve Bashkim Ramaj dhe Arben Goga.

Cilat janë pesë kompanitë që do ndërtojnë me

Kompania e dytë Besta operon në fushën e ndërtimit dhe rikosntruksioneve dhe ka ortakë Vullnet Zyka, Robert Zyka dhe Dhionis Heqimi. Kjo kompani ka marrë edhe lejen për ndërtimin e HEC-eve, impianteve të energjisë si dhe për mirëmbajtjen e porteve dhe aeroporteve.

Cilat janë pesë kompanitë që do ndërtojnë me

“PREMIUM CONSTRUCTION & MAINTENANCE”, është kompania tjetër dhe ëeshtë themeluar një vit më parë në 09/06/2021. Aksionet e kësaj kompanie i zotëron vetëm një person, Hetor Agalliu.

Cilat janë pesë kompanitë që do ndërtojnë me

Kompania e katërt është “ARKONSTUDIO” me administrator Nasjel Çiço dhe ortakët Erjon Këri dhe Krenar Dila e cila është studio projektimi.

Cilat janë pesë kompanitë që do ndërtojnë me

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik. 

Në dokumentet e tenderit specifikohej se pagesat e disponueshmërisë do të fillojnë të paguhen pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit dhe jo më parë se viti 2025, teksa kontrata e PPP-së do të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E “PORTIT TË INTEGRUAR” NË TRIPORT VLORË, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “AGBES CONSTRUCION”, SH.P.K., “BESTA”, SH.P.K., “PREMIUM CONSTRUCTION & MAINTENANCE”, SH.P.K., “ITE GRUP”, SH.P.K. DHE “ARKONSTUDIO”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Agbes Construcion”, sh.p.k., “Besta”, sh.p.k., “Premium Construction & Maintenance”, sh.p.k., “ITE Grup”, sh.p.k. dhe “ArkonStudio”, sh.p.k.

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të fundit