Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Akident tragjik në Rrugën e Kombit, humbin jetën 4 persona, anëtarë të një familje nga Kosova

Kreu i PD, Lulzim Basha konfirmon kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit: Do të ishte drejtuesi i parë i qeverisë, që nuk është rritur dhe arsimuar në komunizëm 

E lidhur: Negociatat në selinë blu, ç’kërkojnë Idrizi e Mediu pasi Basha mbylli marrëveshjet me tre nga aleatët

“Nuk ka plan vaksinimi”, Rama i përgjigjet Sorecës: Ambasadori ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj BE

 Analiza e ‘Financial Time’: Intrigat turke në Ballkan dhe presioni i Erdogan mbi Shqipërinë, nga fondet për tërmetin te ndërtimi i xhamive

Mashtroi se ishte infermiere dhe mori 8 mln lekë. Prokuroria kërkon burg për sanitaren Tire Alldervishi. Ndërkohë avokatët  e saj pretenduan se nuk është në gjendje të mirë psikologjike

Sanitarja e Sanatoriumit nuk mjaftohej me vajzën, zhvaste edhe të afërmin e të ndjerës

Kryeministri Edi Rama flet për skandalin te ‘Shefqet Ndroqi’: Çdo pyll ka derrat e vet, një personazh i turpshëm, që nuk mund ta përbaltë “trupën e denjë” të bluzave të bardha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka arritur dakordësi edhe me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi dhe drejtuesin e PDK-së, Nard Ndoka. Shehi dhe Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë dhe Shkodër.

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë me dije se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit me siglën e partisë “Thurje”

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Në një konferencë të përbashkët, Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur me sanitaren tek spitali Covid 2, ndersa thekson se ky nuk është rasti i parë dhe i bën thirrje ministrisë dhe prokurorisë që ta hetojë deri në fund çështjen.

Të fundit