Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro

E lidhur: “Asnjë kokërr leku s’do marrë”, blofi i Ahmetajt me gjyqin ndaj Becchetti-t që Shqipëria do i paguajë 110 mln euro-e shpjeguar

KAS zgjedh relatorin për ankimimin e PD dhe për ankimimin e PS për fletën e votimit

Ambasadorja Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo e përsosur, por po ecën përpara. Sipas saj reformimi i këtij sistemi është duke u zhviilluar, pavarësisht se "djemtë e këqinj" nuk e duan atë.

Nis vaksinimi i gazetarëve dhe nesër i punonjësve të policisë. Procesi do nisë nga Tirana dhe më pas do shtrihet në gjithë vendin. Manastirliu jep detaje.

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore bëri me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj Covid-19.

Mark Marku infektohet me COVID-19, tregon gjendjen e tij shëndetësore

Banorët e disa fshatrave në Mirditë protestuan të premten kundër ndërtimit të një hidrocentrali. Ata pretendojnë se kompania ka falsifikuar firmat për të siguruar lejen e ndërtimit të hidrocentralit.

Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, goglat përcaktojnë dy çiftet

Të fundit