Flash News

E-TJERA

‘Rama e ka vendosur’, Nard Ndoka tregon emrin e Presidentes së re

‘Rama e ka vendosur’, Nard Ndoka tregon emrin e Presidentes së

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka treguar se kryeministri Rama tashmë e ka përcaktuar emrin e Presidentit të ri.

I ftuar në studion e “Të Vaksinuarit”, Ndoka tha se Rama ka vendosur të bëjë presidente, Majlinda Bregun. Ndër të tjera, Ndoka tha se Rama po keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt dhe grupit të tij. 

“Rama po aktron dhe po bën një lojë me këtë proces, po përpiqet që të thellojë hendekun mes opozitës nëpërmjet diversionit. Po e keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet e tij. Po përpiqet të marrë maksimalen që vetëm proces kushtetues nuk mund të quhet. Nëse mund ta themi edhe emrin dhe besoj shumë që Majlinda Bregu emri i përzgjedhur nga Edi Rama për shumë arsye. Emri i Presidentit do të jetë femër, pra Majlinda Bregu”, tha Ndoka.

Të fundit