Flash News

E-TJERA

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga ajo e familjes së tyre.

Fenomeni është më i përhapur në zonat rurale sesa ato urbane, edhe pse jo me diferencë të madhe.

Nëse shqiptarët i ndajmë sipas zonës ku jetojnë, rezultati tregon se familjet që trashëgojnë besimin fetar janë më të shumta në veri të shqiptërisë.

Pavarësisht se shumica e qytetarëve ndajnë besimin fetar me familjen, ata i pranojnë personat me besime fetare të ndryshme nga ai i tyri.

Mbi 95% e shqiptarëve pranojnë që shoqëria, kolegët e punës apo mësuesi i fëmijëve apo mjeku i familjes të jenë i një besimi fetar të ndryshëm.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në datat 25 prill – 7 maj. Euronews Albania

Të fundit