
Flash News
Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht: Betejën ligjore do e vazhdoj në Strasburg
U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës letër KLP-së: Reagoni për sulmet politike
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Vendimi i Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Peter Handke-s javën e kaluar, ishte një veprim tronditës që duhet të shqetësojë jo vetëm botën letrare, por edhe atë politike.
Autori austriak është një mbështetës i vjetër i ish-liderit nacionalist serb, Slobodan Milosheviç dhe një mbrojtës i fushatave të tij të gjenocidit në luftërat në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990. Pavarësisht shfaqjes së provave të forta në lidhje me krimet e regjimit serb, Handke arriti deri aty sa të merrte pjesë në gjyqin e ish- diktatorit në Hagë dhe, më vonë, në funeralin e tij.
Mbrojtësit e vendimit të Akademisë Suedeze kanë pretenduar se pikëpamjet e Handke-s duhet të veçohen nga aftësitë e tij unike artistike dhe kontributet e tij në letërsi.
Disa prej tyre kanë argumentuar se qëllimi i shkrimtarit austriak ishte gjithmonë që të provokonte dhe se bindjet e tij politike të pazakonta duhet të shihen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndezur debat dhe mendim të lirë politik nga kufizimet e tepruara.
Veçimi i veprës letrare të Handke-s nga politika e tij do të ishte një gabim i madh.
Duke pasur parasysh miratimin e tij për regjimin e Milosheviçit dhe mohimin lidhur me viktimat e gjenocidit, spastrimit etnik dhe torturave, vepra e Handke-s është thellësisht politike.
Shembulli më i vrazhdë i një rrëfimi të Handke-s ilustrohet në librin "Udhëtimi drejt lumenjve: Drejtësia për Serbinë", i botuar në 1997, ku ai dokumenton jetën e përditshme të serbëve vendas pas përfundimit të luftërave ballkanike të fillimit të viteve 1900.
Siç edhe Handke përmend në epilog, arsyetimi i tij nuk ishte të mblidhte "fakte djallëzore ", por të sillte një narrativë motivesh që do të mbështeste paqen.
Serbët që paraqiten në narrativën e Handke-s janë shpirtra të zakonshëm, të varfër dhe të pafajshëm që flenë në bodrume pa ngrohje. Ai i përshkruan ata duke ngrënë sarma (lakër të mbushur) dhe kajmak (krem djathi) dhe duke pirë verë nga Smederevo, "ku Danubi rrjedh pa zë". Në rrëfimin e tij, këta janë njerëz janë plagosur thellësisht nga përçmimi i pjesës tjetër të Europës , që u ktheu shpinën.
Sidoqoftë, duke u përqëndruar në përvojat e përditshme të serbëve lokalë, Handke anashkalon tragjedinë e grupeve të tjera etnike në rajon dhe përforcon narracionin e "gabuar" serb të udhëhequr nga Milosheviçi, pushtet i të cilit u nxit nga ideja se qytetarët serbë ishin viktimat që duhej të ngriheshin në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.
Handke të befason me heshtjen e tij kur vjen fjala për rolin qendror të Serbisë në tragjedinë ballkanike të viteve 1990, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Ai i paraqet mizoritë e kryera nga regjimi i Milosheviçit si pretendime nga media perëndimore, në vend të fakteve të rënda të dokumentuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Duke shpërfillur faktet e rënda, Handke siguron një amnisti të nënkuptuar dhe falje për sjelljen gjenocidale të liderit serb. Ai gjithashtu është duke u përpjekur të rishkruajë historinë.
Shpërfillja e ambicieve hegjemoniste të Serbisë dhe e gjenocidit të mbështetur nga shteti, i lejon atij të paraqesë Slloveninë dhe Kroacinë si nismëtaret e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe t'ia atribuojë Milosheviçit meritat e paqes post Dejton në Jugosllavi.
Veprimtaria e Handkes nuk mund të shkëputet nga shërbimi politik që ai i bëri udhëheqësit serb. Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi - ato janë thirrje për urrejtje, që përforcojnë paragjykimet.
Nuk ka dyshim se Handke duhet të lexohet, studiohet dhe diskutohet.
Por, vlerësimi i punës së tij mbi kandidatët e tjerë më të merituar për çmimin Nobel ishte një gabim i pakujdesshëm.
Ashtu siç shprehet edhe autori dhe kritiku letrar Hari Kunzru se "ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, i cili kombinon mprehtësinë me një verbim tronditës etik".
Çmimi Nobel nuk do ta bëjë Handken një shkrimtar të madh. Në përzgjedhjen e autorit austriak, Akademia Suedeze thjesht ka arritur vetëm të zvogëlojë vlerën e çmimit duke u përfshirë në një skandal tjetër që do të dëmtojë reputacionin e saj gjatë dekadave të ardhshme.
Të fundit




Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21
