Flash News

KRYESORE

EL: Leverkusen fiton në Skoci, Olympiacos barazon me 10 lojtarë

EL: Leverkusen fiton në Skoci, Olympiacos barazon me 10 lojtarë

U mbyllën edhe ndeshjet e darkës në Europa League. Bayern Leverkusen shkëlqeu me fitore 1-3 në Skoci ndaj Rangersit. Skuadra gjermane e pati të lehtë, teksa e gjeti rrjetën tri herë me Havertz, Aranguiz dhe Bailey. Për vendësit shënoi Edmundson.

Shakhtar Donetsk fituan 2-1 ndaj Wolfsburg-ut në një stadium me dyer të mbyllura, si në Skoci. VAR bëri lëmsh gjithçka, ndërsa u gabuan edhe dy penallti (një për secilën skuadër). Moraes realizoi për ukrainasit, kurse gjermanët barazuan përkohësisht me Brooks, derisa Marcos Antonio shënoi golin e fitores.

Olympiacos bëri maksimumin ndaj Wolves me 10 lojtarë në fushë (1-1). Grekët shënuan të parët me El Arabin. Prej minutës së 29-të, ata mbetën me një lojtar më pak, por Pedro Neto në fund barazoi.

Të fundit