Flash News

KRYESORE

Ellen DeGeneres flet për akuzat e rënda ndaj saj në nisje të sezonit të ri të emisionit

Ellen DeGeneres flet për akuzat e rënda ndaj saj në nisje të

Një sërë akuzash rëndojnë mbi moderatoren e njohur në gjithë botën Ellen DeGeneres e cila është rikthyer për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj.

Gjithë këta muaj, ajo është akuzuar nga punonjësit për racizëm, ngacmime dhe presion. Pavrësisht të gjitha këtyre akuzave, Ellen është rikthyer me një slogan të veçantë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Ellen ka folur për herë të parë edhe për akuzat të cilat po i rëndojnë prej disa kohësh.

“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur. I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program. Ky është emisioni i Ellen DeGeneres. Unë jam Ellen Degeneres. Emri është kudo këtu. Kemi pasur shumë biseda përgjatë këtyre javëve për programin, për vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen. Tani janë bërë ndryshimet e duhura dhe do të vazhdojmë përpara. Të njihesh si zonja e mirë është si thikë me dy presa. E vërteta është që unë jam personi që shihni në televizior. Po ashtu jam edhe shumë gjëra të tjera. Mërzitem, bëhem me nerva, kam ankth, frustrohem, jam e paduruar dhe po punoj shumë që t’i rregulloj defektet e mia. Sidomos të qënit e paduruar. Dua të përmirësohem."

Ditari politik

Të fundit