Flash News

KRYESORE

Endri Prifti i pakursyer: Mediat në Shqipëri bëjnë një prostitutë këngëtare. Kundërshtova klanet e fuqishme apo vetë shtetin

Endri Prifti i pakursyer: Mediat në Shqipëri bëjnë një

Endri Prifti i shpreh me zë të lartë të vërtetat e jetës së tij dhe pakënaqësitë nga realiteti e deri te pushteti.

Në një intervistë për Panorama Plus ai shprehet se ka dalë shpesh kundër klaneve të fuqishme dhe se po mendon largimin nga Shqipëria.

Pjesë nga intervista: 

Duke qenë se shpesh ju vëllezërit korçarë jeni përballur me pakënaqesi dhe hatërmbetje kolegësh e drejtuesish, për çfarë aspekte të menaxhimit të famës mendoni se nuk ia vlen të jesh këngëtar me emër në Shqipëri?

Të jesh këngëtar në Shqipëri, është gjëja më e lehtë. Fukarallëk, maskarallëk, do e quaja! Vetë mediat e kanë katandisur këtë vend që të gjithë të shesin çfarë të duan, sepse blihen të gjithë. Këto media intrigash te ky vend bëjnë një prostitutë, për shembull, edhe këngëtare të madhe. Gënjejnë veten, por morën më qafë këtë popull, sepse ç’u shesin, ky populli i shkretë e blen. Pra, te ky vend janë të gjithë këngëtarë.

Keni menduar ndonjëherë ta lini Shqipërinë për SHBA-në apo Australinë e largët dhe pse?

Unë nuk gënjej asnjëherë. Por, vitet e fundit e kam menduar dhe mbase shumë seriozisht. Pse? Luftova dhe punova shumë në këtë vend, u vlerësova dhe u pagova shumë te ky vend, u bëra protagonist shumë herë i shumë debateve, që vetëm ne i kemi kundërshtuar fort kundër shumë klaneve të fuqishme, apo vetë shtetit. Për mua ,është vetëm e mira e këtij populli, që nuk di se kush ta gënjejë më parë, se kush ta vjedhë më parë, se kush ta shtypë me parë e vetë eksperimenti nuk di se ku do dalë në këtë vend. Çdo ditë, çdo ditë, gënjeshtarët në televizione e marrosën fare këtë popull. Më duket sikur i kanë injeksuar gjilpërë në tru, prandaj dhe unë kam menduar për t’u larguar në një vend me të vërtetë e të sinqertë, por duke mos harruar, shkruar dhe kënduar për vendin tim. Dhe nëse largohem në një të ardhme jo shumë të largët, mos të trembet asnjë nga fansat tanë, sepse ju premtoj që do të vijmë dy herë në vit, do t’i biem rreth e përqark gjithë vendit tonë, duke qenë pranë gjithë jetën me ju.

Të fundit