Flash News

E-TJERA

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike është shmangur në Këlcyrë, falë guximit dhe reagimit të menjëhershëm të një banori të zonës.

Një turiste e huaj, rreth 10 vjeçe, rrezikoi të mbytej teksa lahej në lumin Vjosa, në zonën e njohur si "Uji i Zi". Sipas informacioneve paraprake, e mitura u tërhoq nga rrjedha e fortë e lumit dhe nuk arriti të dilte vetë në breg.

Në ato momente, një banor i Këlcyrës ndërhyri pa hezitim, u fut në ujë dhe arriti ta nxirrte vajzën në breg, duke i shpëtuar jetën. Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, ngjarja u mbyll pa pasoja fatale.

Latest news