Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Epoka digjitale” e emërimit të mësuesve dhe shpërfilljet e Ministrisë së Arsimit
Mirela Karabina*
Demagogjia shkatërruese e një realiteti virtual po “bren” dhe rrënon thelbin e institucioneve arsimore: mësimin, edukimin dhe mësuesin. Goditja e sistemit arsimor, çoroditja e organizuar e tij, nuk ka kursyer asnjë nga aktorët: as nxënësit dhe as mësuesit. Si institucione të një rëndësie të veçantë ku projektohet shoqëria, ndjeshmëria ndaj shkollës dhe mësuesit duhet të jetë maksimale. Sistemi arsimor përbën shtyllën e një kombi dhe mësuesi është hallka kryesore e këtij sistemi, pa të cilën ai nuk funksionon dhe nuk mund të ketë sukses. E cilësuar si një profesion i çmuar, mësimdhënia dhe mësuesi kanë ndikim të madh në formimin e shoqërisë.
Me gjetjet e saj “brilante” me “portale” e “nisma” të “kohës digjitale”, Ministria e Arsimit ka denigruar mësuesin përballë shoqërisë, duke nxjerrë në pah paaftësinë e tij për të qenë pjesë e sistemit arsimor. Demagogjia mbytëse dhe e qëllimtë ka kaluar çdo cak. E keqja ka zënë vend.
Epoka digjitale, e cila mjerisht për mësuesin është një apo dy video projektorë në gjithë shkollën dhe një klasë digjitale për një mijë nxënës (që herë janë në funksion e herë jo), ka prekur dhe një proces tejet të rëndësishëm: emërimin e tyre në punë.
Ministria e Arsimit, në vazhdën e paligjshmërisë, me shpërfilljen e institucioneve në emërimin e mësuesve, tashmë të kthyer në normalitet, ka sjellë anomali ndërinstitucionale, pasojat e të cilit bien mbi mësuesin. Një nga çoroditjet e sistemit që nxjerr në pah djallëzinë, papërgjegjshmërinë dhe paligjshmërinë e Ministrisë së Arsimit është dhe një i ashtuquajtur “portal".
Çfarë është portali “Mësues për Shqipërinë”?
I huazuar në formën më të shëmtuar nga Italia, togfjalëshi i përdorur është një paradoks i vërtetë. Në fakt, në Itali togfjalëshi “Mësues për Italinë” ka qenë i vërtetë dhe kuptimplotë. Kjo ishte një thirrje për mësuesit që të shkonin ku kishte nevojë vendi.
Ndërsa, te ne, ky portal ka shërbyer si fasadë djallëzore e Ministrisë së Arsimit për të mbuluar paaftësinë, korrupsionin dhe paligjshmërinë në emërimin e mësuesve. Sipas modelit “allashqiptar” mësuesit që do të dilnin në vendet e para në portal, jo vetëm që nuk do të shkonin ku 'i thërriste atdheu', por, nëse do të kishin fatin të merrnin emërim, do të zgjidhnin shkollat më të mira, sa më afër shtëpisë.
Portali, shëmtuar i huazuar, ishte i mbrapshtë që në fillesë, forma nuk kishte lidhje me përmbajtjen. Dhe, nuk mund të jetë i vërtetë një portal jotransparent, dhe, mbi të gjitha, joligjor. Pa asnjë bazë ligjore, ky portal i paraqitur si “sukses” i Ministrisë së Arsimit, ka qenë denigrues për figurën e mësuesit duke e vënë në dilema profesionale dhe morale.
Në fakt, për çfarë duhet ky i ashtuquajturi “portal”?
Kandidatët për mësues këto ditë po i nënshtrohen një testimi të turpshëm të platformës online të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Pyetje elementare, pyetje të hartuara gabim, që jo vetëm nuk provojnë aftësitë mësimdhënëse të mësuesve, se për njohuritë shkencore janë certifikuar në fakultetet përkatëse, por denigrojnë kandidatët për t’u emëruar si mësues.
Pasi mbarojnë fakultetin 5 vjeçar dhe diplomohen si mësues, kandidatët për mësues bëjnë një vit stazh. Më pas i nënshtrohen një provimi për të marrë lincensën si mësues (edhe licensimi mbart problematika). Por, nuk ka mbaruar këtu certifikimi si mësues. Për të fituar vendin e punës, për të marrë emërim në sektorin publik, kandidatët për mësues duhet t’i nënshtrohen një tjetër provimi, tashmë online.
Ministria e Arsimit, merr përsipër të certifikojë për herë të tretë mësuesit duke shpërfillur Universitetin?! Kështu, diploma si mësues nuk ka më vlerë, është shpikja “portal" që do të vendosë mbi fatin e kujtdo që dëshiron të bëhet mësues.
Kjo, realisht, përbën një skandal në veprimet e Ministrisë së Arsimit. Shpërfillja institucionale është kthyer në ligjshmëri.
Por, cilët janë këto indikatorë të fuqishëm që në pak minuta ndajnë kandidatin për mësues që vlen apo nuk vlen, pas diplomës universitare dhe licensës së mësuesit?
Cili komision profesional do të vlerësojë këta mësues?
Kush merr përsipër të injorojë diplomën e universiteteve të edukimit?
Si do të vlerësohen kandidatët për mësues nga ana metodike?
Si do maten këto aftësi me disa pyetje që, në të shumtën e rasteve, nuk janë hartuar nga specialistë dhe janë me gabime?
Koha e shpenzuar, burimet njerëzore dhe financiare të përfshira në një proces të mbivendosur, pa asnjë vlerë, tregon një papërgjegjshmëri të Ministrisë së Arsimit përballë shoqërisë. Ministria e Arsimit duhet të bëjë transparente dhe të sqarojë se cilët do jenë personat që do të dalin mbi komisionet vlerësuese të fakulteteve dhe do të vendosin për aftësitë e mësuesve. Pse është përdorur kjo strukturë që nuk ka bazë ligjore për të vendosur të ardhmen e kandidatëve për mësues? Paligjshmërinë e këtij “portali” e verteton vetë ministria. Së fundmi, pas kaq vitesh abuzimi në emërime në emër të portalit, Ministria ka vendosur ta shtojë në nenet e Ligjit nr.69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”. Kështu, në projektligjin e dërguar në parlament “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 1 të projekt/ligjit, në nenin 2 ekzistues pas pikës 23, shtohet pika 26, si më poshtë:
“26. “Portali Mësues për Shqipërinë”, është platformë online ku kandidatët për mësues në sistemin e arsimit parauniversitar regjistrohen për të marrë pjesë në konkurrim për një pozicion të lirë pune. Kjo platformë realizon renditjen e kandidatëve, shpalljen e vendeve vakante dhe procesin e pranimit të kandidatëve për mësues në pozicionin e lirë të punës në institucionet e arsimit parauniversitar”
Me logjikën e këtij portali, deri tani i paligjshëm, dhe në projektligj nuk është i qartë se si përzgjidhen kandidatët, kushdo që ka dëshirë që të jetë mësues, dhe pa pasur diplomë, mund të garojë, sepse, fundja, për punësim si mësues nuk qenkërka i rëndësishëm Fakulteti dhe diploma me emërtimin “Mësues”, por “portali”.
Një “portë hyrëse” e vështirë për mësuesit, por “portë dalëse” për përgjegjësitë e Ministrisë përgjegjëse për Arsimin.
A mund të ndodhë një skandal i tillë?
Mjerisht, sistemi arsimor dhe mësuesi po kalon ndër periudhat më të vështira: mësues të hutuar, të frikësuar dhe të denigruar; një shkollë e çorientuar me një kurrikul të pa zbatuar; Arsim të lartë me një ligj ta pazbatuar dhe një Ministri Arsimi në një delir të drejtuar,- ky është realiteti i trishtë, i dhimbshëm.
Dhe, nuk ka se si emërimi i mësuesve të jetë jashtë këtij çorientimi të organizuar.
“Portali” është imazh, emërimi si mësues nuk ka lidhje me këtë portë të vështirë hyrëse.
Ky proces, tejet i rëndësishëm, mund të jetë më i thjeshtë: listimi i kritereve dhe vendosja e kandidatëve në një garë të drejtë punësimi kursen kohën, burimet njerëzore dhe financiare duke e bërë procesin transparent dhe dinjitoz, pa zhurmë e pa bujë, sepse është detyrim i Ministrisë përgjegjëse për Arsimin të lehtësojë çdo proces, aq më shumë aktin final, punësimin.
Shkolla jonë është larg të qenit në standardet e epokës digjitale (e parapëlqyer nga Ministria si fasadë e “kohëve moderne”) si simotrat e saj në hapësirën europiane. Para se të ndërtojë portale të gënjeshtra digjitale, Ministria e Arsimit ka detyrimin instuticional dhe atë moral për të siguruar minimumin për mësuesin në shkollë:
Një tavolinë dhe një kompjuter që t’i përgjigjet kohës digjitale.
Shkolla vlen aq sa vlen dhe mësuesi,- thotë Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg.
*Autorja ka qenë Ministre e Arsimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38