Flash News

KRYESORE

Foshnja 11-muajshe shpëtohet me helikopter

Foshnja 11-muajshe shpëtohet me helikopter

Një foshnje 11 muajshe është shpëtuar sot me helikopter në fshatin Basdren të Dajtit. Kryeministri Rama ka ndarë lajmin në faqen e tij në 'Facebook' duke lajmëruar se tashmë foshnja është mirë.

“Një foshnje 11 muajsh u shpëtua sot nga ekipi i mjekëve të urgjencës kombëtare mjekësore dhe Njësisë së Helikopterëve në fshatin Basdren të Dajtit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në pamundësi për të mbërritur ambulanca për shkak të bllokimit nga dëbora, foshnja u transportua nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve”, shprehet Rama.

Të fundit