Pak pas përfundimit të takimit që zgjati rreth 90 minuta në zyrën e presidentit Ilir Meta, në selinë blu ka mbërritur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Ky takim vjen pak pasi Basha dhe aleatët e PD zhvilluan një takim të thirrur nga presidenti lidhur me ‘situatën dramatike në vend’, siç e ka theksuar Meta në ftesën e këtij takimi.
Me një bllok në dorë, Soreca është fotografuar duke hyrë në selinë e PD, ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, si duket lidhur me krizën politike.
Më herët, Basha u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Suedisë.
Discussion about this post