Flash News

KRYESORE

Gjoba ndaj kryebashkiakes së Sarandës, Manjani tregon prapaskenat: Qeveria s’mund të braktisë qytetin se nuk i pëlqen më kryetarja

Gjoba ndaj kryebashkiakes së Sarandës, Manjani tregon prapaskenat:

Inspektorati Mjedisor njoftoi sot se ka gjobitur kryetaren e Bashkisë së Sarandës për shkak të situatës së plehrave në qytet. për këtë gjobë ndaj kryebashkiakes ka reaguar edhe ish-ministri Ylli Manjani.

Ky i fundit, përmes një statusi në Facebook thotë se gjoba populiste ndaj kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat teksa thekson se qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më kryetarja.

“Inspektorati mjedisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.

—————-

Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!”, shkruan Manjani.

Të fundit