Flash News

KRYESORE

Gjuha shqipe në Maqedoni, presidenti Ivanov refuzon sërish të dekretoj ligjin

Gjuha shqipe në Maqedoni, presidenti Ivanov refuzon sërish të

Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov ka reaguar sërish pas miratimit të ligjit të gjuhës shqipe në parlamentin vendas. Në komunikatën e tij për mediat thotë se ky ligj është anti-kushtetues dhe anti-shtetërorë, ndërsa konfirmon se nuk do t’a dekretoj këtë ligj që sipas tij është miratuar në mënyrë të dhunshme dhe duke shkelur demokracinë e vendit dhe kushtetutën e Maqedonisë.

“Edhe pas përmbajtjes së saj represive, dhe pas mënyrës së dhunshme që është miratuar, ky ligj nuk është shprehje e demokracisë. Ky ligj është shprehje e tiranisë së shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Shumica e qytetarëve nuk kanë votuar dhe as kurrë nuk do të votonin për një program politik që parashikon një ligj të tillë anti-kushtetues, anti-shtetëror dhe në thelb ligj i padrejtë. Ligji i padrejtë nuk meriton të quhet ligj. Si President i Republikës së Maqedonisë, nuk do ta lejoj këtë. Prandaj, unë nuk do të nënshkruaj një dekret që deklaron një ligj që është miratuar në këtë mënyrë. Një ligj me të cilin keqpërdoret flamuri evropian, një ligj për të cilin nuk u zhvillua asnjë debat për amandamentet që rezultuan nga sugjerimet e mia, një ligj që shfuqizoi të gjitha procedurat, një ligj që është jokushtetues dhe një ligj që shkel garancitë e dhëna. Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të nënshkruaj një dekret për shpalljen e një ligji të tillë”, thekson Ivanov.

Gjatë miratimit pati mes kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Të fundit