Flash News

KRYESORE

Goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës në Itali, në pranga 2 shqiptarë

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy shqiptarë në Itali, si pjesë e një grupi, që merrej me trafik kokaine. Në pranga janë vënë Artur Hysa dhe Florian Naci, të dy 39-vjeçarë dhe me banim në Tribano (Padova).

Hysa kishte rol protagonisti në grup, ndërsa Naci, sipas hetuesve, është faktuar se ka qenë në shumë raste marrës i dozave të kokainës, të destinuara për t’u shitur më pas te konsumatorët.

Me arrestimet e dy shqiptarëve, shkon në 6 numri i personave të vënë në pranga nga ky grup. Pjesëtarët e tjerë janë vënë në pranga më herët gjatë këtij viti.

Grupi blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine, që karakterizohej nga një pastërti e lartë e për pasojë ishte shumë e kërkuar në tregun ilegal.

Të fundit