Flash News

KRYESORE

Haradinaj në kurthin e komedianëve rusë: Fatmirësisht, s'e kalova vijën e kuqe

Haradinaj në kurthin e komedianëve rusë: Fatmirësisht,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon se edhe ai ka pasur një telefonatë nga komedianët rusë, ashtu sikurse homologu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ai është i lumtur që gjatë bisedës me ta, nuk e ka kaluar ‘vijën e kuqe’.

“Me presidentin Poroshenko kam folur prej një linje të sigurte, po ashtu edhe një nga një linjë e hakuar. Për fat të mirë biseda që kam bërë unë nuk ka dalë nga vijat”, ka theksuar Haradinaj në mbledhjen e përjavshme të qeverisë.

Duke komentuar bisedën e Zaevit me komedianët, Haradinaj thotë se nuk është i surprizuar se ndryshimi i kufijve është një projekt i sponsorizuar nga Rusia.

“Të gjithë udhëheqësit e rajonit të vendit i shqetësohën lëvizjes së kufijvë, i dëgjova deklarimet e bisedat, për mua nuk janë risi. Ne i kemi ditur pikëpamjet e tij për ndërrimin e territoreve apo ndryshimit të kufijve”, ka deklaruar ai.

Të fundit