Flash News

KRYESORE

'I intereson vetëm pushteti', eurodeputetja akuzon Vuçiç për manipulim të shifrave të Covid-19

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzohet për manipulim të shifrave për pandeminë.

Akuza vjen nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.

Në një postim në tëitter ajo shkruan se kreu i shtetit ka gënjyer për shifrat e të infektuarve para zgjedhjeve për qëllime elektorale.

“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, shkruan eurodeputetja.

Kujtojmë se Serbia zhvilloi zgjedhjet e para në Europë që prej bllokimit të pandemisë. Ato u mbajtën më 21 qershor  dhe u fituan nga partia e presidentit Vuçiç.

Të fundit