Flash News

KRYESORE

I zhgënjyer me situatën politike, Zheji: Mendova ta mbyll emisionin. Rrezikojmë të zhytemi në diktaturë

I zhgënjyer me situatën politike, Zheji: Mendova ta mbyll emisionin.

Analisti Artur Zheji është i zhgënjyer me situatën politike, aq sa thotë se ka menduar ta mbyllë emisionin e tij '360 gradë'. Kritika adreson edhe për shqiptarët, për të cilët thotë se e ndjekin shumë politikën, por bëjnë shumë pak për politikën reale.

"Fillimisht mendova ta ndërpres Emisionin, sepse shumë gjëra në vendin tonë, kanë humbur kuptimin e tyre. Jemi bërë shumë Fast Food dhe shumë Fast Tv. Shqiptarët merren shumë me politikë, por bëjnë në të vërtetë, shumë pak politikë reale. Jetojmë në Mbretërinë e madhe dhe të gjerë të gënjeshtrës, ku e vërteta duket si një kaktus në Shkretëtirë dhe shpesh kam përshtypjen se ne shqiptarët, as që duam t”ja dimë më për të vërtetën, ose fusim më së shumti, kokën në rërë si struci, për të mos e parë atë…", deklaroi ai në një prononcim për portalin e tij '360 gradë'.

Zheji falenderon ata që e kanë përkrakur me mesazhe të shumtë, duke shtuar se vendi po zhytet në diktaturë të kadifenjtë. "Mirëpo mesazhet e shumta që më kanë mbëritur në mënyrë të befasishme nga shumë njerëz, rreziku që po zhytemi në një diktaturë të kadifenjtë dhe shpërdorimi i parasë në mënyrë tmerruese dhe mendjelehtë nga ana e qeveritarëve shqiptarë, duket se më ktheu mendjen, pastaj mendoj se priten ngjarje shumë interesante…", përfundon Zheji.

Të fundit