Flash News

KRYESORE

Ilir Meta: “Në 91 mund të kisha zgjedhur PD por...

Ilir Meta: “Në 91 mund të kisha zgjedhur PD por...

I ftuar në studione Opinion Ilir Meta ka treguar momentin kur është bërë pjesë e skenës politike e cila daton që me takimin e studentëve me Ramiz Alinë. Sipas Metës ishte një takim i rralë i cili ndodh një herë në 500 vjet.

Me tej ai ka treguar pse nuk i bashkua me PD gjë e cila u ndoq nga shumë të rinj në atë kohë. Meta tha se nuk ka qenë dëshirë e tij të bëhej deputet dhe në nëj farë mënyre “ngeci” në këtë drejtim.

“Nuk është se hyra në lidhjen studentore se doja të merresha me parti. Nuk kisha njohje me Pandeli Majkon , njihja shpëtim Idrizin. Në shkollë kam qenë i apasionuar pas historisë. Dy janë arsyet pse nuk ju bashkova pd. E para nuk kisha qëllim të merresha me politikë ishte një gjë spontane dhe e  dyta unë kisha lexuar për social demokracinë edhe para 1990. Isha tip që bëjë ahsumë pyetje pedagogëve dhe ata më jepnin literaturë shtesë. Në një farë mënyre ngeca te PS. Kisha qëllim të mbaroja Fakultetin e Ekonomisë dhe të shkoja jashtë shtetit. Kisha deshirë të mbaroja shkollën.  Me PS u bashkova në nëtor të vitit 91, nëntor ose dhjetor. Ndodhi në pallatin e  kongreseve me të rinjë te  FRESH , habiti të gjithë sepse nuk mendohej që kishte kaq shumë të rinj që donin të bëheshin me ps dhe jo me pd. Në 92 që u zgjodha deputet nuk dëshiroja. Qëndrimi i saj nsdaj Luftës Nacional Çlirimtare. Familja ime është shuëm e lidhur sepse nga ana e  babait shtëpia e  tij ka qenë vatër për shumë partizanë”-tregoi ai.

Të fundit