Flash News

KRYESORE

Ish zyrtari i DASH Hooper: Nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi pa shkëmbim territoresh

Ish zyrtari i DASH Hooper: Nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi pa

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit James Hooper mendon se Kosova dhe Serbia kanë shumë gjasa që të arrijnë një marrëveshje mes tyre. Pot analisti, i cili ka përvojë në negociatat diplomatike dhe në çështjet e Ballkanit, deklaroi se nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë pa shkëmbime territoriale.

“Unë kisha menduar se ishte rënë dakord të rinisnin bisedimet për të rifilluar dialogun. Duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë dhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Serbi, unë mendoj se me të vërtetë ka shumë gjasa që ata të arrijnë një marrëveshje. Madje besoj se praktikisht ata tashmë e kanë një marrëveshje.”, tha ai për “Zërin e Amerikës”.

Ai mendon se që Kosova të ecë përpara duhet që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse porse duhet kapur momenti pasi dritarja mund të mbyllet.

“Të dyja palët duhet të bien dakord për këtë “valle”. Ndryshe nuk ka marrëveshje. Dhe është e thjeshtë kur sheh nga jashtë, kur nuk je në pushtet, kur nuk je duke negociuar, të thuash ‘nuk i pranoj kushtet’, ‘duhet të ketë kushte më të favorshme.’ Të gjithë ata që nuk janë në pushtet dëshirojnë gjithmonë kushte më të mira. Dhe ata gjithmonë mendojnë se mund të sigurojnë kushte më të favorshme. Kur marrin detyrën, ata zbulojnë se nuk mund të sigurojnë kushte më të mira. Dhe kjo do të jetë vështirësia për Kosovën dhe mendoj në veçanti për zotin Kurti, sepse ai shihet si dikush që ka marrë një pozicion të linjës së ashpër. Ai do të zbulojë se në fakt ka tashmë një marrëveshje dhe se nuk do të jetë në gjendje t'i ndryshojë këto kushte. Nuk bëhet fjalë thjesht të kërkohet që Serbia të japë më shumë. Kjo do të ishte më e thjeshta. Në fakt serbët mund të thonë që kosovarët duhet të japin më shumë. Kjo ndodh gjithmonë në negociata.”

Ai shtoi se ka besim te ndihmës sekretari i Shtetit (Philip) Reeker, ashtu edhe te (Mattheë) Palmer, i dërguari i posaçëm për Ballkanin, për bisedimet Serbi-Kosovë.

“Ata janë shumë të efektshëm në punën e tyre, janë shumë profesionistë, kanë ndërmjetësuar negociata në të kaluarën. Kam shumë besim tek ata.”

Ish zyrtari i DASH e bën të qartë se marrë veshja nuk mund të ndodhë pa shkëmbime territoriale.

“ Marrëveshja ekziston. Në thelb është rënë dakord…James Hooper: Përfshirë një shkëmbim territoresh por jo vetëm shkëmbim territoresh por duke përfshirë edhe anëtarësimin në OKB. Realiteti është se kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk e di se si Albin Kurti do të reagojë për një gjë të tillë si kryeministër. E përsëris se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një element territorial.” u shpreh ai.

Të fundit