Flash News

KRYESORE

 Ishin në kërkim për tentativë vrasjeje, pranga dy të rinjve nga Lezha

 Ishin në kërkim për tentativë vrasjeje, pranga dy

Dy të rinj nga Lezha janë vënë në pranga , pasi ishin shpallur në kërkim nga policia.

K.N., 25 vjeç 25 vjec dhe K. P. (Sh.), 25 vjeç, të dy nga Lezha akuzohen për “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi dyshohet se më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje ".

Të fundit