Flash News

KRYESORE

Ishte 5 ndeshje në stol, si i ndryshoi Zidane karrierën Casemiros

Ishte 5 ndeshje në stol, si i ndryshoi Zidane karrierën Casemiros

Casemiro ka kujtuar një episod të veçantë me trajnerin e tij, Zinedine Zidane. Mesfushori nuk ishte titullar në fillim te Real Madridi, por francezi arriti ta vendosë në shina dhe t'i jepte besim.

"Mbaj mend se kur erdhi Zidane, në 5 ndeshjet e para nuk luajta. Ai m'u afrua dhe më tha: ‘Çfarë po të ndodh? Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për ty’. Pastaj shkova në zyrën e tij. I kam thënë: ‘Jemi në janar. Dua të kem një rol si protagonist, dua të luaj’. Dhe ai mëtha: “Caso, qetësohu, sepse kur të fillosh të luash, nuk do të ndalesh më'".

Ja që pati sukses. Ashtu doli. "Profecia" e Zidane ka sjellë tre Champions League radhazi.

Të fundit