Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Java në GIF: Kosova ka Elisën e saj; Vertu-ja Kujtimin e vet dhe Këlcyra 'Trumpin e varfër'
Ina Xhani
Situata në Shqipëri është serioze dhe s'ka shumë vend për cinizma, por qysh t'ja bëjmë kur lajmet që prodhon ai vend ta nxjerrin cinizmin me zor?
Gjuzi me Vertu
Kryetari i Partisë Konservatore i futur në parlament nga lista e PD-së, Kujtim Gjuzi, deklaroi në studion e Opinion se mban në duar një telefon celular që kushtonte 6-7 mijë euro i markës Vertu. “Të jemi të kujdesshëm se e kam këtu celularin. 7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin s'e kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”.
Këtë javë zbuluam që Kosova ka Elisa Spiropalin e saj, në versionin bjond.
“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, është shprehur deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina.
Si publikohet një foto e tillë që ka implikime njerezore, politike dhe kombëtare pa bere konfirmimet e duhura?!?!
(Narratori: ajo lexoi prapë lajmin)
Durana e Rilindjes kushton
Sa mirë që qeveria shqiptare është e dashur me qytetarët e vet, dhe iu bën dhurata të tipit: "Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë brenda vjeshtës së këtij viti. Ministrja e Transportit, Belinda Balluku deklaroi për ‘Tv Scan TV’ se, Qeveria planifikon nënshkrimin e kontratës me kompani koncesionare brenda pak muajve dhe ky aks do të bëhet me pagesë për qytetarët e Tiranës dhe Durrësit."
Pra, qeveria i sheh shqiptarët si ...
Kur shqiptarët në të vërtetë janë ...
Si të mos mjaftonte kjo, raportohet jo-zyrtarisht se biznesmeni italian Francesco Becchetti ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare gjyqin kundër Shqipërisë. Nëse shifra konfirmohet, atëherë qytetarët shqiptarë do i paguajnë një biznesmeni të huaj 110 milionë euro.
Nëse mendoni se e kaluara e shqiptareve ishte më e mirë, ndaleni hapin. studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha, ku ky i fundit shfaqet me të birin dhe nipat para trofesë së gjahut. Një pyetje kam unë: kush dreqin vendosi që shtrirja e katër derrave të vrarë në mes të dhomës ishte ide e mirë dhe 'edukim brezash'?
Por ka dritë në fund të tunelit. Kandidati për kryetar bashkie Këlcyrë, nën siglën e Partisë së Emigracionit Shqiptar, Hazbi Kasaj ka slogan dhe “program” ndryshe: “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”. Ky është një program që unë e mbështes 100%!