Flash News

KRYESORE

Becchetti fiton gjyqin ndaj Shqipërisë, ish-kryeministri bën fajtor Ramën: Do i paguajmë 110 mln euro

Becchetti fiton gjyqin ndaj Shqipërisë, ish-kryeministri bën

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, raportohet jo-zyrtarisht se ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare gjyqin kundër Shqipërisë. Vendimi përfundimar për këtë çështje është marrë dhe kjo konfirmohet nga Gjykata, por ende nuk janë bërë publike detajet.

Sipas disa raportimeve mediatike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Shqipëria do të detyrohet t’i paguajë Becchettit të paktën 110 milionë euro.

“Shqipëria gjobitet 110 milionë euro! Miq, 110 milionë euro është gjoba që sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut do t’i paguajnë shqiptarët investitorit të njohur italian, Beçhetit vetëm për shkak të akcesit skizoid të Edvin Kristaq Ramës për shkatërrimin si bandit i vërtet i TV Agon! Por ky është vetëm ndeshikimi i parë nga dhjetra dosje që presin të gjykohen nga gjykata dhe arbitrazhe ndërkombëtare”, shkruan Berisha.

Francesco Becchetti hodhi në gjyq ndërkombëtar Shqipërinë pas vendimeve të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur televizionin Agon Channel dhe të godiste bizneset e italianit në vendin tonë.

Nëse shifra konfirmohet, atëherë qytetarët shqiptarë do i paguajnë një biznesmeni të huaj 110 milionë euro vetëm sepse ai nuk pëlqehej nga kryeministri Rama.

Të fundit