Flash News

KRYESORE

Kandidati i mundshëm për president të SHBA-ve flet për COVID-19 dhe se "duan të na vendosin çipa"

Sigurisht që do ishte shumë e çuditshme që një reper - aq mq pak Kanye West - të bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e megjithatë, muzikanti e ka marrë seriozisht mundësinë e kandidimit të tij.

Në një intervistë prej katër orësh me "Forbes", kandidati i mundshëm për president të SHBA-ave, ka folur për çdo gjë, nga mendimi i tij për pandeminë, deri te besimi se ofruesit e Prindërimit të Planifikuar (Planned Parenthood) bëjnë "punën e Djallit".

West tha se ai besonte se klinikat e Prindërimit të Planifikuar "janë vendosur brenda qyteteve për të bërë punën e Djallit". Këto klinika ofrojnë përkujdes shëndetësor seksual për njerëzit në të gjithë Amerikën.

Gjithashtu Kanye, tha se e ka humbur besimin tek Trump, të cilin më parë e ka mbështetur publikisht dhe madje është edhe kritikuar nga miqtë, kolegët dhe fansat.

Reperi dhe kandidati i mundshëm për president tha se është prekur nga koronavirusi në shkurt dhe shpjegoi se ka kaluar ditë të tëra i shtrirë në shtrat dhe shumë sëmurë, pa e ditur çfarë kishte. Dhe ai nënkuptoi se besonte se koronavirusi është një ndëshkim hyjnor.

Kur u pyet për një kurë ndaj COVID-19,  ai u përgjigj: "Ne duhet të ndalojmë së bëri gjëra që e nevrikosin Perëndinë".

Po ashtu, reperi rrëfeu se është kundër vaksinave ndaj COVID-19, duke thënë se si pasojë e tyre "ne nuk mund të kapërcejmë portat e parajsës".

Duke sqaruar se "ata" janë "njerëzit që kanë Djallin brenda tyre", West vazhdoi, "Ata duan të vendosin çipa brenda nesh, ata duan të bëjnë të gjitha llojet e gjërave, për të bërë të mundur që ne të mos t'i kapërcejmë portat e parajsës."

Lezo edhe: Gjëja e parë që do të ndryshojë Kanye West nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kanye West kandidon për president të SHBA-ve

Të fundit