Flash News

KRYESORE

Kanye West kandidon për president të SHBA-ve

Reperi Kanye West ka shpallur kandidaturën e tij për President të SHBA-ve. Lajmi u bë publik nga vetë reperi amerikan përmes një postimi në Twitter, të shtunën mbrëma.

Ndërsa një kërkesë e tillë vjen vetëm 4 muaj përpara zgjedhjeve, pa u deklaruar në Komisionin Federal të Zgjedhjeve ose pa krijuar një komitet të fushatës, ajo është përshëndetur dhe mbështetur nga shumë persona.

Kreu ekzekutiv i Teslës, Elon Musk e ripostoi deklaratën e Kanye West, duke thënë se: “Ke mbështetjen time të plotë”. Më parë, Musk mbështeti ish-kandidatin demockrat Andrew Yang.

Postimi i Kanye West u ripostua mbi 465 mijë herë dhe ka marrë mbi 968 mijë pëlqime.

Të fundit