Flash News

KRYESORE

Kjo është deputetja e PS që dëgjon këngët e Unikkatil: Më pëlqen se kanë mesazhe politike

Ndonëse deklaroi se preferon muzikë shumë të vjetër, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali nuk e përjashtoi se dëgjon edhe muzikë rrep shqiptar.

E ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” në Top Channel, Spiropali u pyet nga moderatorja Luana Vjollca nëse dëgjon muzikë rrep dhe nëse po, cili është artisti i saj i preferuar shqiptar.

Ajo tha se nuk dëgjon shpesh të tilla këngë, por ato pak herë që dëgjon, preferon këngët e reperit të njohur nga Kosova, Unikkatil.

“Më pëlqen reperi Unikkatil të dëgjoj sepse në tekstet e këngëve të tij kanë shumë mesazhe politike e sociale”, u shpreh Spiropali.

Cila është rivalja më e denjë në politikë? Elisa Spiropali: Po, e kam një të tillë

 

Të fundit