Flash News

KRYESORE

Kolegji Zgjedhor/ Beqiri rrëzon kërkesën: Nuk shkojmë në zgjedhje me 30 qershor

Kolegji Zgjedhor/ Beqiri rrëzon kërkesën: Nuk shkojmë

Kryetari i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin.

“Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e krizës politike. Ishim të bindur se në 30 qershor do bëheshin zgjedhje. U kapëm në befasi nga Dekreti i presidentit. Kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Kolegji duhet ta zgjidhë këtë ngërç të krijuar”, deklaroi Beqiri para Kolegjit Zgjedhor.

Sipas tij, vendimi i KQZ për mos çregjistrimin e partisë së tij në koalicion me socialistët, është i pavlefshëm.

Nëse pesë gjyqtarët do të pranojnë kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ-në ta çregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohet ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohet.

Të fundit