Flash News

KRYESORE

Kosova regjistron tre raste të reja me COVID-19, 94 në total

Kosova regjistron tre raste të reja me COVID-19, 94 në total

Kosova ka regjistruar dhe 3 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 94. Lajmin e dha Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, që njoftoi gjithashtu se deri më tani janë kryer në total 1082 testime ndaj personave të dyshuar.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë. Nga data 08.02.2020 deri me 29.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e katër (94) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e IKSHKP.

Të fundit