Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja e Romës rrezikon dënimin me burg për praktikat korruptive të punësimit

Kryebashkiakja e Romës rrezikon dënimin me burg për praktikat

Prokurori publik i Romës ka kërkuar gjatë ditës së sotme që kryebashkiakja populiste e kryeqytetit italian, Virginia Raggi të dënohet me 10 muaj burg për akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

Raggi, e para kryebashkiake grua e Romës, akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në lidhje me emërimin e Renato Marra si shefin e turizmit në Bashki.

Raffaele Marra, i cili është vëllai i Renatos, ka qenë më parë kreu i personelit të Bashkisë së Romës, i cili njihej edhe si krahu i djathtë i Raggit dikur, por që tashmë përballet me akuza të veçuara për korrupsion, të cilat i përkasin periudhës para se Raggi të zgjidhej kryebashkiake e Romës.

Avokati mbrojtës i Virginia Raggit do të ndjekë çështjen e saj të shtunën, ndërsa vendimi pritet në po të njëjtën ditë. Në Itali, gjithsesi, dënimet me më pak se dy vite burgim zakonisht pezullohen.

Të fundit