Flash News

KRYESORE

Kryemadhi nga Leshnica: Dhomat e shtëpive janë kthyer në magazina me prodhime të pashitura

Kryemadhi nga Leshnica: Dhomat e shtëpive janë kthyer në magazina

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet sot në Leshnicë të Pogradecit ku ka takuar disa fermerë.

Kryemadhi shprehet se dhomat e shtëpisë së zonjës Nazime Çuka, por dhe të tjerëve,  janë mbushur plot me mollë të pashitura dhe se qeveria nuk bën asgjë për të krijuar treg për shitjen e produkteve të tyre.

“Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale”, shprehet ndër të tjera Kryemadhi në Facebook.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë.

Lulet kanë çelur, por mollët janë të pashitura. Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura. Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës.

Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale.

LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit.

Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët. Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.

Të fundit