Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Rëndohet sërish bilanci i covid-19 në Shqipëri, 18 viktima dhe 645 raste të reja në 24 orë.

■ Këshilli Bashkiak në Kukës i heq titullin e nderit publicistit Veton Surroi, Safet Gjici: Po bën fushatë kundër UÇK; Pas kritikave të Ramës, kryebashkiaku i PS kërkon ndjesë: U nxituam. Reagon Surroi: Mu duk si gjyq politik.

Raporti i KLSH: Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE në Shqipëri. 

 
Një 23-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë pasi dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga shoku i tij në orët e para të mëngjesit kur kishin dalë për gjah. Viktima Elidon Basha i qëlluar me armë zjarri në shpatull, ka humbur jetën rrugës për në spital. Në polici, shoku i tij ka mohuar autorësinë e vrasjes:, duke deklaruar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

■ Presidenti Meta cakton datën: Më 4 dhjetor hidhet shorti për KED-në e re; Avokati i Popullit të jetë i pranishëm

■ "Akuzat e PD, inskenime të ulëta", Vokshi akuza Xhaçkës për mashtrim: Ministrja e përdori helikopterin e shtetit si taksi private

■ Konstituohet Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, KALKSH. Ky organ këshillimor do të kryesohet nga ministri i arsimit dhe ka në përbërje 12 anëtarë, të cilët janë personalitete të njohura të fushave akademike. KALKSH shqyrton dhe këshillon ministrin lidhur me hartimin e strategjive e të programeve kombëtare për arsimin e lartë e kërkimin shkencor, drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore.

■ Lufta e UÇK-së bashkon Shqipërinë-Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut: Aktakuza për 'ndërmarrje kriminale' njollos vlerat e popullit shqiptar

■ Presidenti i Republikës Ilir Meta për shkak të situatës së rënduar me pandeminë COVID-19, thirri një panel me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik. Bazuar në diskutimet e zhvilluara për çështjen e pandemisë  Kreu i Shtetit i ka dërguar një letër ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime.  

■ Të premten është hedhur propozimi përfundimtar i përbërjes së kabinetit në qeverinë e re të Malit të Zi. Shqiptarit Dritan Abazoviq i është besuar posti i zëvendëskryeministrit. Abazoviç është udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit "E zeza në të bardhë”.

■ Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka dhënë miratimin për të nxjerrë në ankand aksionet e klubit Vllaznia me një çmim fillestar prej 600 milionë lekësh (të vjetër). Pas një mbledhjeje maratonë të Këshillit Bashkiak, ku nuk munguan debatet me anëtarëve për Vllazninë, në fund të gjithë votuan “online” me 39 vota pro.

 
Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të shquar të artit shqiptar, piktores Lumturi Blloshmi. Blloshmi, e cila prej thuajse prej 20 ditësh po trajtohej në Spitalin Infektiv, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 74-vjeçare.

 

Të fundit