Flash News

KRYESORE

Kush është korrespondenti politik i Bild, që 'rrëzoi' Edi Ramën

Kush është korrespondenti politik i Bild, që

Artikulli i gazetës më të madhe në Gjermani, Bild ka ndezur mjaft debate në politikën e brendshme në vend. Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea e quajti ate si dezinformues ndërsa Blerina Gjylameti u shpreh se gazetari Peter Tiede “është paguar nga paratë e pista të opozitës”.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vlerësoi raportimin e gazetës, duke thene se “shkrimi nxorri zbuluar se pjesë e dosjes 184, në blerjen e votave në Dibër, është i përfshirë direkt Edi Rama. Në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama. Skenari i manipulimit të votave ka qenë porosi e Edi Ramës”.

Vetë gazetari Peter Tiede, autor i shkrimit, në një postim në 'Facebook' gjatë kësaj të mërkure shkruan se ka qenë vetë në Shqipëri. “Unë njëherë – diçka e shkruajta për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”.

Por kush është gazetari, që ka ndezur më shumë klimën politike në vend? Tiede ka lindur në vitet ’70, në Prignitz. Ka qenë i specializuar në punimin e drurit. Pas rrëzimit të Murit, ai nisi të bënte në Gjermani, atë që kurrë nuk donte të ishte më parë: gazetar!

Pas një trajnimi 2 vjeçar ( 1990-1992) në gazetën lokale Märkische Allgemeine Zeitung, punoi si redaktor lokal. Pastaj si gazetar hulumtues i pavarur, ndërsa në vitin 1997 mori çmimi “Guardian” për shtypin ditor.

Pas vitit 1997 punoi në revistën e lajmeve “Der Spiegel”, për dy vjet. Më pas konsulent dhe gazetar i pavarur. Pas kësaj eksperience u bë kryeredaktor në Potsdamer Neuesten Nachrichten. Në nga Marsi i vitit 2014 punon si korrespondent në BILD.

Të fundit