Flash News

KRYESORE

Lajçak i zhgënjyer për reciprocitetin, reagon Kurti: Kërkojmë marrëdhënie të drejta me fqinjët, Serbia t'a shohë Kosovën si të barabartë

Lajçak i zhgënjyer për reciprocitetin, reagon Kurti:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak, i cili shprehej i zhgënjyer për masën e re të reciprocitetit të vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

“Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj”, ka thënë Kurti ndërsa thekson se t’i refuzosh reciprocitetin Kosovës është njëlloj sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave sovrane.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit në Republikën e Kosovës është sikur të mohosh ushtrimin e të drejtave të tij sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët e saj. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkruan Kurti.

Të fundit