Flash News

KRYESORE

Lubonja për kufirin detar me Greqinë: Rama është i gatshëm të shesë gjithçka për negociatat me BE-në

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “News 24” ka folur në lidhje me marrëveshjet me Greqinë. Lubonja deklaroi se çështja e detit duhet të konsultohej më parë me disa ekspertë ndërkombëtarë më pas të vendoset.

“Sigurisht ka interpretime të ndryshme për kufirin detar, por mendimi im është ky se e gjithë kjo zgjidhej me ekspertë ndërkombëtarë.

Ajo që i djeg më shumë Ramës është çështja e detit sepse ka bërë gjithë atë fushatë. Ai thotë prisni dhe shikoni nesër dhe nesër ose nuk bën asgjë ose bën të kundërtën. Deklarata e Ramës sot në Facebook  ishte për të hedhur tym, duke thënë prisni.

Pse nuk del Bushati të tregojë çfarë ndodhi?

Çështja nuk është se po humbim vetëm disa milje det, por ne po humbasim të gjithë Shqipërinë me këta politikanë”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me çështjen çame nëse u diskutua apo jo në negociatat me Greqinë, Lubonja  deklaroi se nuk është pranuar për diskutim nga Greqia, pavarësishët se pala jonë mund ta ketë hedhur në tryezë si temë.

“Shqipëria ka dashur ta hedh në tryezë por ne nuk donim ta diskutonim, kwshtu deklaroi ministri i Jashtëm grek. Bushati mund të thoshte se ne e hodhëm në tryezë por pala greke nuk pranoi, por ministri nuk po sqaron asgjë. Deklarata e Kotzias ishte shumë e qartë.

Për grekët është e mbyllur çështja e çamërisë.

Pas kësaj qëndrojnë disa interesa të përkundërta, Rama ka  ndërmend t’i shesë shqiptarëve negociatat në BE në këmbim të gjithçkaje, kurse grekët janë më konkret, janë më superior, ata duan të mbyllin çështjen e kufijve", deklaroi Lubonja.

Të fundit