
Flash News
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht: Betejën ligjore do e vazhdoj në Strasburg
U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës letër KLP-së: Reagoni për sulmet politike
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Alfred Lela
Një koleg i Vizon Plus më kërkonte një prononcim për 'festën' nëpërmjet një mesazhi në whatsapp. E pyeta 'cilën festë?'. 17 majin, përvjetorin e dytë të takimit Rama-Basha, ma ktheu me një ikonë përqeshëse në fund.
Çfarë ka te ky pakt politik që e bën ende të debatuar, ende të dyshuar dhe ende pjesë të pop kulturës, edhe pse kanë kaluar dy vjet të plota dhe, sipaq huqit dhe traditës shqiptare, ngjarjet prodhojnë shumë, zgjasin pak dhe harrohen shpejt?!
Motivet e kësaj janë disa. E majta e sheh 17 majin si kurriz të një fitoreje epike, kurse e djathta kompleksohet prej saj dhe, e pazonja ta përtypë nëpërmjet analizës dhe përfundimeve atë që ndodhi, parapëlqen që t'ia ngarkojë fajin firmosësit të saj, Lulzim Basha. Të dyja palët gabojnë sipas mënyrës së tyre.
Ka, sigurisht, një palë të tretë, me një interes 'vital', te (mos)marrëveshja mes partive kryesore në Shqipëri, që janë minipartitë dhe politikanët e margjinalizuar. Para dy vitesh më të ngazëllyerit qenë Blushi, Bojaxhiu, Topi e ndonjë tjetër, tani janë Rudina Hajdari, Patozi, sërish Blushi, sërish Bojaxhiu, e sërish ndonjë tjetër. I ri apo i vjetër.
Kërkohet prej kohësh hapësira për të futur një pykë në mes të trungut politik që ndahet nga të mëdhenjtë në Shqipëri dhe, ende askush nuk e ka prodhuar dot një çarje të tillë. Gjë që e ka kthyer në 'çarje psikologjike' përpjekjen e vazhdueshme dhe mossuksesin. Kjo e shpjegonte acarimin e djeshëm në Kuvend të deputetes Rudina Hajdari. Kjo do t'i shpjegojë edhe acarimet e mëtejshme të personazheve të tjerë, që nuk mund ta krijojnë vetë hapësirën, por presin t'ua dhurojnë, ose të vijë si pasojë e ndonjë kataklizme politike, e ndonjë çarjeje.
Festa pra, për të përdorur konceptin e kolegut të Vizon Plus, është e atyre që presin që dramaturgjia e krizës politike shqiptare të kthehet në qar të tyrin.
Marrëveshja Rama-Basha nuk është më prominentja, më e sikletshmja dhe as më shkatërrimtarja për humbësin dhe epikja për fituesin. Në marsin e 1997, kundërshtarët, në një kaos politik e social që rrezikonte të kthehej në përplasje civile, arritën një marrëveshje që shpëtoi një thellim të mëtejshëm të krizës dhe ekzistencës. Berisha, President, u ul me kundërshtarë/armiq politikë dhe u sigurua një kornizë që mbante brenda faktorët politikë dhe linte jashtë aktorët jopolitikë. Komitetet e Shpëtimit Publik në Jug dhe 'Forumi për Demokraci', që drejtohej nga Fatos Lubonja, u dëshpëruan nga marrëveshja. Në optikën e tyre pakti ishte i suksesshëm vetëm nëse Berisha vritej (jo vetëm politikisht) dhe PD shkatërrohej.
Më vonë kanë ardhur marrëveshjet Berisha-Majko-Meta apo Berisha-Nano (bis). Herën e dytë pakti mes Berishës dhe Nanos siguroi votat për të bërë Bamir Topin President të Republikës, gjë që shmangu krizën në Kuvend dhe zgjedhjet e parakohshme. Më famëkeqja ndër marrëveshjet politike mbetet ajo e vitit 2008 mes Ramës dhe Berishës. Një konsensus i arritur në mënyrë të papritur dhe të çuditshme çoi në një valë ndryshimesh kushtetuese që kufizonin pushtetin e presidentit, zgjasnin 'dorën' e kryeministrit dhe kolaudonin një sistem zgjedhor 'me lista të mbyllura' ku personalitetet nuk prodhoheshin politikisht, por matrikulloheshin nga kryetarët.
Ilir Meta që ka qenë, jo pak herë, në anë e gabuar të historisë, por në vitin 2008 ishte në të duhurën. Greva e urisë, e tij dhe deputetëve të tjerë, nuk mjaftoi për ta ndaluar 'shtrembërimin' e Berishës dhe Ramës.
Ajo që ndodhi në vitin 2017, më 17 maj, nuk ishte tjetër veçse një 'korrigjim' në shpejtësi i këtij 'shtrembërimi'. I cili nuk ndryshoi dhe nuk mund të ndryshonte asgjë në cilësinë e zgjedhjeve dhe as të skenës politike. Kjo, edhe për faktin se 'listat e mbyllura' të Ramës kishin prodhuar në terren një prapavijë të fortë të kontrollit të zgjedhjeve ende pa filluar votimi. Personazhe që ishin 'fshirë' nga jeta politike e Tiranës prej 'dekriminalizimit' të nismuar nga Basha, ishin kthyer në 'strofullat' politike lokale prej nga kishin ardhur, 100 herë më të vendosur për 'ta mundur' liderin politik që i kishte nxjerrë me pahir nga 'skena e madhe'. Gjithaq edhe për faktin se, 2017 ishte 'anus canabis', viti i hashashit. Prapavija politike që kishte shpërndarë favore të shumta për katër vjet, duke 'e liberalizuar' prodhimin dhe trafikun, ishte në kohën për ta kërkuar të kthyer atë 'nder në natyrë'.
Shtoji kësaj trusnitë ndërkombëtare që kërkuan 'deal or no deal', duke e kërcënuar kryetarin e opozitës me 'vrasje' politike.
Kjo, jo për të thënë se pas-marrëveshja nuk e ndikoi sadopak atë që ndodhi në fund të qershorit. Kryeministri i bllokoi 'qenërisht' ministrat e PD, shpërfilli mbledhjet e Task-forcës së zgjedhjeve dhe, në fund, kur u publikua raporti për 25 qershorin, i përqeshi.
Kryetari i PD e pa veten politikanin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas marrëveshjes dhe, nën ethet e kësaj hartoi një listë të diskutueshme kandidatësh për deputetë. Gjatë fushatës shtabi demokrat i komunikimit, gaboi shumë kur nuk u përpoq të godiste përshtypjen që mundohej të krijonte Rama se, mes tij dhe Bashës kishte edhe një marrëveshje paszgjedhore, dhe se 'armiku' ishte Meta dhe LSI.
Shkurt, marrëveshja e 17 majit ishte një pakt politik sasior, për të shpëtuar kalendarin demokratik, dmth datën e votimeve, por jo një pakt politik cilësor, për të përmirësuar zgjedhjet dhe aparatin e tyre.
Për këtë ajo u kthye në festë për të gjitha arsyet e gabuara. Mungesa e saj, megjithatë, do të prodhonte një farsë edhe më dëmtuese se drama në të cilën jemi. Pikërisht atë farsë që e shihni përditë në media, dhe të enjteve në Kuvend, me 'opozitën e re'.
Gjithmonë zgjidhni dramën para farsës.
Të fundit


I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51
