Flash News

KRYESORE

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Gent Strazimiri: Të shpëtojmë vendin nga Edi Rama

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Gent Strazimiri: Të

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri,  ka folur për “News 24” në lidhje me mbledhjen e djeshme duke thënë se prioriteti i demokratëve është që të shpëtojnë vendin nga Edi Rama.

“Shumë shpejt do të kemi rezultatet e para të mbledhjes së djeshme, prioriteti i demokratëve është shpëtimi i vendit nga Edi Rama. Votat që ka marr partia demokratike nga qytetarët i konsiderojmë si një forcë në rritje e cila do të shpëtojë vendin nga ky kryeministër”.

 Ndërsa debatin e djeshëm ai e shikon si diçka fare të parëndësishme dhe e ka konsideruar emocionale. 

 “Debai i djeshëm nuk është kryesorja e takimit. Nuk ka ndodhur asgje për të tërhequr vëmëndjen e lexuesve dhe shikuesve, ishte thjeshtë një moment emocional.”

Pyetjes nëse mes partive opozitare do të kishte një bashkim ai i përgjigjet se janë të hapur për çdo bashkëpunim.

“Cilido që e konsideron Ramën rrezik për vendin është i mirëpritur të bashkohet me PD,” – ka deklaruar Gent Strazimiri.

 

Të fundit