Flash News

KRYESORE

Mbushja e buzëve mund t’ju bëjë të humbisni shikimin

Mbushja e buzëve mund t’ju bëjë të humbisni shikimin

Studiuesit kanë paralajmëruar efektet anësore që lidhen me mbushjen e buzëve, të cilat mund të shkaktojnë humbjen e shikimit ose goditje në tru.

Sipas mjekut Tijon Esho, njerëzit mund të pësojnë dëme katastrofike për shkak të mbushësve.

“Që nga hematomat deri tek infeksionet, ka shumë pasoja për t’u marrë parasysh. Njerëzit mund të humbin shikimin ose të pësojnë goditje në kokë. Frika ime është se diçka shumë e keqe mund të ndodhë para se njerëzit të mësojnë efektet anësore, gjë për të cilën po luftojmë shumë”, ka treguar ai.

Esho gjithashtu shtoi se të rinjtë po influencohen shumë nga rrjetet sociale, prandaj duhet hequr dorë nga ndërhyrjet në moshë të vogël dhe dëshira për t’i ngjarë personazheve VIP.

Sipas mjekut, natyraliteti është gjëja më e bukur.

Të fundit