Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se po zhduk provat te Teatri Kombëtar.

Zhupa publikon një mesazh në Facebook ku akuzon Veliajn se po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krimin tek shembja e Teatrit.

Policia e Durrësit procedoi në gjendje të lirë regjisorin Robert Budina dhe kreun e PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferri.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë pasi kanë organizuar protestën në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, pasditen e sotme, dhe kanë mbledhur firmat për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci ka propozuar që protesta të bëhet çdo ditë pasi edhe një ditë pushim që bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit etiketohet më pas si parti e Metës.

Deklarata e tij erdhi në protestën që po zhvillohet në këto moment nga aleanca për mbrojtjen e teatrit. Në fjalën  e tij Goci tha se prostesta ‘zgjoi’ nga gjumi edhe ambasadën amerikane.

■ I ftuar në studion e ABC news, kryedemokrati Basha u shpreh se ulja në një tryezë me kryeministrin Edi Rama, nëse këtë gjë e kërkon kreu i shtetit, “nuk i shërben të mirës së vendit”. Për Bashën marrëveshja e vetme është me popullin.

Të fundit