Flash News

KRYESORE

"Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht", po ty Besa kush të ka ngacmuar?

Përdhunimi i 15-vjeçares, nga roja i shkollës 65-vjeçar ka ngjallur shumë debat në opinionin e gjerë publik. Mbi këtë ngjarje të rëndë dhe  të tmerrshme është akuzuar edhe ministrja e Arsimit Besa Shahini, ku shoqëria civile dhe opinioni publik ka kërkuar të dorëhiqet pas ngjarjeve të përsëritura të përdhunimit të fëmijëve dhe adoleshentëve në ambientet shkollore (aty ka nisur ngacmimi).

Në fjalën e saj në Kuvend, Besa Shahini ka bërë një deklaratë të pavend e cila nuk është pritur aspak mirë:

"Ma gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht, nuk i është hedhur ndonjë fjalë në rrugë, në punë apo në shkollë, me qëllim që të ofendohet, turpërohet apo objektifikohet,"- u shpreh Shahini e cila fjalimin e plotë e ka postuar dhe në profilin e saj në Facebook.

Meqenëse nuk paska një grua që nuk është ngacmuar publikisht, urdhëroni Znj. Shahni flisni edhe për ngacmimet tuaja, rrisni ndërgjegjësimin, ju e dini mjaft mirë që dikush që historitë personale i japin forcë e kurajë personave që po kalojnë të njëjtën situatë.

Edhe ju jeni grua, ndaj silluni si e tillë!

Shumë personazhe publike kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës dhe i kanë kërkuar ministres së Arsimit të kërkojë falje!

 

 

Të fundit