Flash News

KRYESORE

Merkel në konferencë me Putin në Moskë: Të respektojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Merkel në konferencë me Putin në Moskë: Të

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka përsëritur sërish sot thirrjen drejtuar të gjitha palëve që të respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar në 2015-n, Irani ra dakort me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusisë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të kufizojë programin e tij bërthamor.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat të premten vendosën saksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit, evropianët i kanë dhënë Teheranit më shumë kohë për të shmangur prodhimin e armëve bërthamore nga ana e tij.

“Ne u pajtuam që të bëjmë gjithçka për të ruajtur marrëveshjen. Gjermania është e bindur që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore“, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin Rus Vladimir Putin në Moskë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur gjithashtu se bisedimet për paqe në Libi do të mbahen në Berlin, në një kohë kur si Ankaraja ashtu si dhe Moska u kanë bërë thirrje fraksioneve ndërluftuese atje që të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

“Shpresojmë që përpjekjet e përbashkëta nga Rusia e Turqia të jenë të suksesshme dhe se së shpejti do të dërgohen ftesat për një konferencë në Berlin“, u shpreh ajo.

Të fundit