Flash News

KRYESORE

Meta ironizon socialistët për Komisionin Hetimor: Krenar që më akuzon Kuvendi njëpartiak, më bëjnë nder

Meta ironizon socialistët për Komisionin Hetimor: Krenar që

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për gazetaren e Abc News, Mimoza Koçiu u ndal te komisioni hetimor, nismë e socialistëve për shkarkimin e tij.

Duke e quajtur kuvendin ‘njëpartiak’ Meta argumentoi se nuk i trembet aspak hetimeve, teksa thotw se i është bazuar Kushtetutës dhe ka mbrojtur pluralizmin politik.

Jam krenar për faktin që jam akuzuar nga një parlament njëpartiak pse kam mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha, pse kam mbrojtur pluralizmin politik, themelin mbi të cilin ndërtohet i gjithë sistemi politik dhe shtetëror në Republikën e Shqipërisë, ku bazat janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha presidenti.

Më tej Meta argumentoi një sërë arsyesh, të thëna edhe më parë në media, se pse presidenti nuk mund ta shkarkohet dhe rastet kur mund të ndodhë e kundërta.

“Presidenti mund të shkarkohet apo të hetohet vetëm për shkelje të rënda kushtetuese, të cilat janë të atij karakteri që mund të cenojnë sovranitetin apo integritetin e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti nuk mundet të hetohet kurrsesi apo të shkarkohet për shkak të akteve që ai nxjerr dhe të dekreteve të tij, sepse Presidenti vepron përmes dekreteve ashtu si parlamenti vepron përmes ligjeve.

Nuk kemi parë që parlamenti të jetë rrëzuar apo qeveria të jetë shkarkuar”, tha Meta.

Lojë politike të maxhorancës, e quajti Meta hetimin për shkarkimin e tij, teksa këmbënguli edhe njëherë se në fakt kjo gjë nuk i prish asnjë punë.

“Kjo është një lojë politike që tregon shqetësimin e madh që ka mazhoranca aktuale për qëndrimet mjaft të qarta, kushtetuese, parimore dhe transparente të Presidentit të Republikës. Në këtë drejtim kjo gjë mua më bën nder”, përfundoi presidenti.

Të fundit