Flash News

KRYESORE

Meta takohet me kryeministrin e Italisë, por ngatërrohet me flamurin

Presidenti Ilir Meta po pasqyron nëpërmjet llogarisë në ‘Twitter’ të gjitha takimet që po zhvillon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pjesëmarrja e Metës në punimet e Asamblesë po rezulton intensive me takime të shumta dypalëshe.

Në kuadër të këtyre punimeve në Asamble, Meta është takuar edhe me kryeministrin e Italisë, Giussepe Conte, të cilin e ka uruar për detyrën e re. Për shkak të fluksit, stafi i Metës është ngatërruar me flamurin e Italisë, duke postuar në ‘Twitter’ flamurin e Irlandës. Ky gabim është përsëritur dy herë në profilin zyrtar të presidentit.

“Kënaqësi të takoj dhe uroj Giuseppe Conte për marrjen e detyrës së kryeministrit të Italisë. Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane”, shprehet Meta.

Presidenti shqiptar është takuar gjithashtu me homologun e Qipros dhe Mbretin e Jordanisë.

Kërkon të ulet në krah të SHBA dhe Rusisë në OKB, Shqipëria nis 3 vite më herët lobimin për Këshillin e Sigurimit

Të fundit