Flash News

KRYESORE

Mjekuan autorin që vrau dy biznesmenët në Laç, lirohen nga burgu dy doktorët e klinikës private në Tiranë

Mjekuan autorin që vrau dy biznesmenët në Laç, lirohen nga

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë të lirë dy mjekët e spitalit privat në Tiranë, të cilët u arrestuan pasi mjekuan Eduart Lamajn (i plagosur me plumb në këmbë), i akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve në 30 maj të këtij viti në Laç.

Trupa e gjyqtarëve e kryesuar nga Ridvan Hado ka lënë të lirë disa ditë pas arrestimit, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama.

Dy mjekët akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ata kishin pranuar ta operonin autorin e dyshuar kryesor të dy biznesmenëve në Laç, Eduart Lamajn, pa e referuar ngjarjen në polici në klinikën private.

Më 30 maj Eduart Lamaj dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjera, mes tyre edhe Kreshnik Tusha që mbeti i plagosur, vranë në atentat Bujar Likën i njohur si shoku i Vis Martinajt dhe Paulin Gjergjin.

Lamaj u arrestua në një spital privat në qytetin Studenti në Tiranë, ku po merrte mjekim për plagën që kishte marrë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.

Të fundit