Flash News

KRYESORE

“Mund të hapen berberët”. Parashikimi i Zaloshnjës: Në 15 prill mund të mos ketë asnjë rast të ri me COVID-19

“Mund të hapen berberët”. Parashikimi i Zaloshnjës:

Analisti i shifrave, Eduart Zaloshnja bëri një parashikim se në cilën ditë në Shqipëri mund të mos ketë më asnjë person të infektuar me koronavirus. Sipas Zaloshnjës, duke filluar nga data 15 prill, në vend mund të mos ketë asnjë rast të ri të infektuar nga COVID-19.

“Ditët e fundit kemi rënie të atyre që kurohen në spital, dhe kjo vjen nga fakti se kemi më shumë pacientë që dalin nga spitali. E rëndësishme është se spitalet nuk do të mbushen plot, se ato po boshatisen. Mesazhi që marrim ne është se nuk ka shumë raste me koronavirus.

Diku nga data 15 prill mund të kemi ditën e parë që s’do kemi asnjë rast të ri të infektuar. Pas kësaj, qeveria duhet të fillojë të zbusë nga pak masat, të lejojë ato aktivitete që nuk kërkojnë grumbullimin masiv të qytetarëve. Shkolla mund të jetë aktiviteti i fundit që duhet të hapet. Mund të rifillojë kampionati i futbollit, pa tifozë. Mund të hapen berberët, se s’po qethemi dot”, tha Zaloshnja.

Të fundit